Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamalit, raportohet se është përfshirë në një incident të rëndë në aeroportin e Barcelonës, përpara udhëtimit drejt Londrës për ceremoninë e Topit të Artë.
Sipas “Cronica Global”, konflikti nisi në një kafene, pasi një punonjëse i kërkoi të largonte xhaketën nga një zonë ku nuk lejohej vendosja e saj.
Dëshmitarët pretendojnë se Nasraoui e ofendoi dhe e kërcënoi punonjësen, përpara se ta pështynte në fytyrë. Situata dyshohet se u përshkallëzua edhe më tej kur ndërhynë persona të tjerë, ndërsa babai i futbollistit pretendohet se mori një karrige dhe kërcënoi t'i sulmonte.
Në vendngjarje ndërhyri Garda Civile spanjolle, por Nasraoui u lejua të vazhdonte udhëtimin drejt Londrës.
Deri tani autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht incidentin. Akuzat bazohen në dëshmitë e raportuara nga mediat spanjolle dhe duhet të trajtohen me rezervë. /Zëri
