KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Demi Lovato përfundon në spital pas një reaksioni të mundshëm alergjik ndaj ushqimit

Demi Lovato përfundon në spital pas një reaksioni të mundshëm alergjik ndaj ushqimit

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka përfunduar në spital pas një reaksioni të mundshëm alergjik ndaj ushqimit, por fansat i ka siguruar se është mirë.

Sipas TMZ, ajo është kontrolluar nga mjekët dhe është liruar për t’u kthyer në shtëpi pak kohë pas mbërritjes në spital.

Lovato, 34 vjeçe, publikoi të hënën në mbrëmje një fotografi në InstaStory, ku shihej me një infuzion në dorë dhe me byzylykun e spitalit.

Krahas imazhit, ajo shkroi: “Pra, tani jam ose alergjike ndaj frutit të pasionit, ose ndaj sushit”.

Më vonë, këngëtarja e fshiu postimin. Pasi fansat shprehën shqetësimin për gjendjen e saj, ajo publikoi një tjetër InstaStory, përmes së cilës i qetësoi me mesazhin: “Jam mirë”.

TMZ, duke iu referuar burimeve të njohura me rastin, raportoi se këngëtarja u kontrollua dhe u lirua nga spitali pak pas mbërritjes.

Ajo nuk pati nevojë të qëndronte gjatë natës, ndërsa simptomat iu larguan relativisht shpejt.

Megjithatë, Lovato nuk ka treguar se cilat simptoma përjetoi dhe as nëse mjekët arritën të përcaktonin shkakun e saktë të reaksionit alergjik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.