KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin u tha liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë se nuk heq dorë nga pushtimi i gjithë Donbasit

Putin u tha liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë se nuk heq dorë nga pushtimi i gjithë Donbasit

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Store, se Rusia nuk është e gatshme të bëjë kompromis për synimin e saj për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Sipas Reuters, i cili citon një burim të njohur me bisedën, Putini e ka bërë të qartë gjatë një bisede telefonike se Moska nuk do të heqë dorë nga synimi për të pushtuar të gjithë Donbasin.

Çështja e këtij rajoni mbetet një nga pengesat kryesore në negociatat për përfundimin e luftës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar më herët se Donbasi është pika kryesore e mosmarrëveshjeve në bisedimet për paqe.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur se Ukraina nuk do t’i njohë territoret e pushtuara si pjesë të Rusisë.

Ai ka theksuar gjithashtu se ngrirja e konfliktit përgjatë vijës aktuale të frontit nuk nënkupton dorëzimin e territoreve ukrainase. Sipas Zelenskyt, një skenar i tillë nuk është pjesë e negociatave për paqe.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.