KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokati shqiptar kërkon nga SPAK-u hetimin për protestat

Avokati shqiptar kërkon nga SPAK-u hetimin për protestat

Avokati Edmond Petraj kërkon nisjen e një hetimi për protestat e dhunshme në Shqipëri, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të kishte qenë në terren dhe të kishte ngritur grupet e punës për të hetuar ngjarjet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Sipas Petrajt, Tirana është në kaos dhe institucionet duhet të nisin betejën ligjore për të verifikuar mënyrën se si janë përmbushur detyrat nga shteti dhe institucionet përgjegjëse. Ai nënvizon se personat që kanë pësuar dëme materiale duhet të marrin drejtësi dhe se duhet të hetohen të gjithë personat e përfshirë, përfshirë ata që kanë bërë thirrje për dhunë.

“Prokuroria e Posaçme duhet të ishte në terren, të mblidhte grupet e punës, sepse Tirana është në kaos për të gjithë. Duhet të fillonin betejën ligjore duke marrë volumin e shtetit dhe institucioneve, si janë zbatuar detyrat. Atyre qytetarëve që u humbi pasuria duhet të mbajnë përgjegjësi juridike dhe Prokuroria e Posaçme. Është detyrë morale që të nisë një hetim për të gjithë personat.

Jemi përballë nenit 221, që parashikon goditjen ndaj uniformave dhe Policisë së Shtetit, zjarrin ndaj godinave shtetërore, shkatërrimin e pronës private e publike, djegien e pronës. Përmblidhen me kryengritje. Hetimi duhet të fillojë, Tirana është e të gjithëve.

Masat e dënimit shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Për ata që kanë bërë thirrje për dhunë, janë 15–25 vite burg. Siç ndodhi në Greqi. Agimi i Artë, në disa protesta, bëri thirrje për dhunë dhe kreu edhe kryengritje e plaçkitje. Dogjën institucionet dhe Gjykata Kushtetuese i nxori jashtë ligjit.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.