KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“U mbush për pesë minuta”, rrëfimi i Jeton Thaqit se si iu mbush lokali me amerikanë, të cilët u mahnitën nga shija e qebapave dhe gullashit

“U mbush për pesë minuta”, rrëfimi i Jeton Thaqit se si iu mbush lokali me amerikanë, të cilët u mahnitën nga shija e qebapave dhe gullashit

Restorantin “Hani i Vjetër” e ka hapur në Teksas të Amerikës, ku çoi shijen ballkanike.

Por, si çdo fillim, edhe Jeton Thaqi i kishte vështirësitë e tij, duke qenë se, në njëfarë forme, rrezikoi të hapte një restorant me shije të panjohur për amerikanët, pa e ditur me siguri nëse do të pranohej në atë rrethinë.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi kur restorantin e vizitoi një influencer me shumë ndjekës, i cili realizoi një vlog në restorantin e tij dhe më pas e shpërndau videon në rrjetet e tij sociale, duke shkaktuar një “shpërthim” për Jetonin.

Siç rrëfen vetë pronari i restorantit për Telegrafin, lokali iu mbush për pesë minuta me amerikanë, të cilët kishin ardhur për të shijuar, ndoshta për herë të parë në jetën e tyre, qebapët, sallatat dhe gullashin.

“Unë nuk e kam parë videon, por erdhi një klient dhe më tha se kishte menduar të hante diku tjetër, por, kur e pa videon, vendosi të vinte në restorantin tonë për t’i provuar ushqimet. Ia mora porosinë, hyra në kuzhinë dhe fillova t’ia përgatisja ushqimin. Kur dola jashtë, për pesë minuta ishte mbushur lokali me klientë, ndërsa unë isha vetëm”, tha Thaqi.

Për Telegrafin, Jeton Thaqi ka treguar po ashtu për rrugëtimin e tij, dallimet mes shijes së qebapave në Kosovë dhe në Amerikë, si dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që hezitojnë të rrezikojnë duke hapur biznese./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.