Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet në dy raste ndaj tij.
Ai ka thënë se secili do të përgjigjet para ligjit për lajmërim të rrejshëm ndaj tij.
“Puna jonë në Komunën e Vushtrrisë u vërtetua edhe njëherë që ka qenë e pastër. E ku e kanë pru qytetin qeverisja aktuale tash e 5 vite e dijnë qytetarët më së miri! Mjafton me pa Sheshin e qytetit, çmimin e rritur të mbeturinave e projektet që nuk kryhen kurrë! Krenar e faqebardhë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

