Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një vizitë zyrtare atje.
Haxhiu tha se me Mickoskin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për ecurinë e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve, transmeton Klankosova.tv
"Vëmendje të veçantë u kushtuam projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike. Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete.
Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë." /Klankosova.tv

