Autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj dy 24-vjeçarëve, të dyshuar për përfshirje në incidentin pranë bazës ushtarake RAF Fairford, në jugperëndim të Anglisë.
Policia dyshon se njëri prej tyre ka bashkëpunuar me Iranin.
Sipas Prokurorisë, Mohmed Abdulkarim akuzohet për veprime që mund të kenë ndihmuar një shërbim të huaj inteligjence.
Ndërsa Nouman Essghir akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar. Të dy pritet të dalin para trupës gjykuese.
Ngjarja lidhet me arrestimin e pesë shtetasve britanikë, më 27 shtator, pranë bazës RAF Fairford.
Kjo bazë ishte përdorur nga forcat amerikane për sulme ndaj Iranit, por avionët u tërhoqën pak kohë pas arrestimeve për arsye sigurie.
Drejtuesi i Policisë Kundër Terrorizmit në Britani, Laurence Taylor, deklaroi se hetuesit besojnë se vendi në favor të të cilit po vepronte Abdulkarim, është Irani.
Hetimet vijojnë, ndërsa akuzat ndaj dy të dyshuarve pritet të shqyrtohen nga drejtësia britanike.

