KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet paraburgim për dy persona në Ferizaj, dyshohet se transportonin mbi një kilogram marihuanë

Kërkohet paraburgim për dy persona në Ferizaj, dyshohet se transportonin mbi një kilogram marihuanë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, me inicialet J.A. dhe B.S., të dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit u ndaluan më 26 tetor, rreth orës 17:15, në dalje të autostradës në fshatin Bibaj të Ferizajt, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit të veturës “Volkswagen Jetta”, policia gjeti dhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1,013.7 gramësh.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

Ferizaj, 27 Tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: J.A., dhe B.S., për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë marrë pjesë në transportimin e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me qëllim shitjen e saj në Ferizaj.

 Të pandehurit J.A., dhe B.S., më 26.10.2026, rreth orës 17:15, nga zyrtarët policorë të DHTN-Ferizaj, janë ndaluar në dalje të autostradës në fshatin “Bibaj” dhe gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Jetta“ është gjetur një (1) qese e zezë najloni, brenda së cilës ndodheshin dhjetë (10) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1,013.7 gramësh.

Të pandehurit e lartcekur, që nga data 26 Tetor 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.