KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hidhen tymuese para Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet dorëheqja e Gërvallës për rastin e Arlinda Zekajt

Hidhen tymuese para Ministrisë së Drejtësisë, kërkohet dorëheqja e Gërvallës për rastin e Arlinda Zekajt

Para objektit të Ministrisë së Drejtësisë janë vendosur mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, në një aksion përmes të cilit kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e saj.

Organizata QIKA ka bërë të ditur se mesazhet janë vendosur për t’ia rikujtuar ministres së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Donika Gërvalla, se përgjegjësia institucionale nuk mund t’i bartet viktimës.

“Gërvallës ia rikujtuam se Arlinda ka kërkuar ndihmë aty ku duhej. Ka trokitur në dyert e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin, por shteti e braktisi”, thuhet në reagimin e QIKA-s.

Organizata ka kritikuar deklaratat që, sipas saj, relativizojnë përgjegjësinë dhe fajësojnë viktimat, duke kërkuar që Gërvalla të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqje. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.