Michael Carrick pritet të jetë në stolin e Manchester Unitedit për ndeshjen ndaj Chelseat, pavarësisht krizës së thellë që ka përfshirë klubin anglez dhe presionit të madh mbi trajnerin.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Unitedit kanë zhvilluar bisedime për të ardhmen e Carrickut pas humbjes së rëndë 0-3 ndaj Bournemouthit në Old Trafford.
Kjo ishte një tjetër goditje për skuadrën, e cila po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Megjithatë, Carrick ka vazhduar punën me ekipin dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës në Premier League, ndaj Chelseat, të shtunën më 31 tetor.
E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë edhe alternativa të mundshme për stolin.
Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann përmenden ndër kandidatët kryesorë në rast të një ndryshimi në drejtimin e skuadrës./Klankosova.tv

