Milan ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me Christian Pulisic deri në vitin 2031.
Sipas Sky Sport dhe MilanPress, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Sulmuesi amerikan, i cili iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në vitin 2023, ka kontratë aktuale deri në vitin 2028, me Milanin që ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon. Marrëveshja e re do ta lidhë atë me klubin italian deri në vitin 2031, transmeton Klankosova.tv.
Pulisic ka regjistruar 141 paraqitje dhe 44 gola me fanellën e Milanit, duke u shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.
Pas amerikanit, radha pritet të jetë e Adrien Rabiot.
Drejtuesit e Milanit synojnë të sigurojnë edhe të ardhmen e mesfushorit francez, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon. Synimi i klubit është ta mbajë atë për një periudhë më të gjatë, me vitin 2031 si objektiv të mundshëm.

