KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike (VIDEO)

Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri, pas rezultatit të arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku Koalicioni Shqiptar siguroi dy mandate në Kuvend.

Gjatë takimit, Kurti i përgëzoi përfaqësuesit për rezultatin, të cilin e cilësoi historik, duke theksuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare ka dhënë rezultate dhe duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas Kurtit, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.670 vota, rezultati më i lartë i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi që nga viti 2000. Ai tha se kjo është 1.233 vota më shumë sesa në vitin 2020, kur shqiptarët kishin fituar tri mandate.

“Fitorja juaj është dyfish historike, sepse keni realizuar një rekord të ri, krahasuar me vitin 2020, por edhe për shkak se jeni pjesë e një ndryshimi të madh”, deklaroi Kurti.

Ai vlerësoi se rezultati i arritur ka rëndësi të veçantë duke marrë parasysh sfidat me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin ekonomik dhe emigrimin.

Kurti falënderoi drejtuesit politikë që vendosën të bashkohen në një listë të përbashkët, kandidatët që morën përgjegjësi dhe aktivistët që kontribuuan në procesin zgjedhor.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike shqiptare nuk duhet të mbetet vetëm në kuadër të zgjedhjeve të 25 tetorit, por të shërbejë si bazë për angazhim të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe kërkesën për barazi, transmeton Klankosova.tv

“Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit u zotua se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në zonat e tjera ku jetojnë shqiptarët në Serbi.

Në përfundim, ai uroi përfaqësuesit për rezultatin e arritur dhe bëri thirrje që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në përballjen me sfidat e ardhshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.