KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Neymar e rrezikon një pezullim të gjatë, mund ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit!

Neymar e rrezikon një pezullim të gjatë, mund ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit!

Neymar rrezikon një dënim të rëndë disiplinor pas incidentit të ndodhur në ndeshjen mes Santosit dhe Bahias, e cila përfundoi në barazim 1-1 në kampionatin brazilian.

Sulmuesi 34-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq pasi mbuloi gojën me dorë gjatë një debati me mesfushorin e Bahias, Rodrigo Nestor.

Rasti është dërguar në Tribunalin e Lartë të Drejtësisë Sportive të Brazilit (STJD), ku Neymar mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë ndeshje, sipas raportimit të “ESPN”, të cituar nga “Goal”.

Nestor e akuzon për mungesë respekti

Përplasja mes dy futbollistëve shkaktoi reagime të forta pas ndeshjes. Nestor pretendoi se Neymar kishte përdorur fjalë fyese ndaj tij dhe ndaj klubit të Bahias.

“Ajo që më tha ishte jashtëzakonisht mosrespektuese, si ndaj meje, ashtu edhe ndaj fanellës së Bahias”, deklaroi mesfushori.

Bahia gjithashtu publikoi një reagim të fortë lidhur me incidentin, duke e vendosur Neymarin në qendër të një hetimi disiplinor.

Neymar mohon fyerjet, por pranon gabimin

Sulmuesi i Santosit i ka mohuar akuzat se e ka fyer drejtpërdrejt kundërshtarin. Megjithatë, ai pranoi se kishte gabuar duke mbuluar gojën gjatë debatit.

Neymar e akuzoi Nestorin se kishte provokuar përplasjen dhe e cilësoi veprimin e tij si “një nga truket më të pista në futboll”.

Seanca vendimtare mbahet të mërkurën

Sipas “Goal”, Neymar pritet të dalë para tribunalit të mërkurën, më 28 tetor, kur do të vendoset për masën disiplinore ndaj tij.

Nëse merr dënimin maksimal prej gjashtë ndeshjesh, braziliani mund të humbasë pjesën e mbetur të kampionatit. Santosit i kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit, ndaj një pezullim i tillë do të ishte goditje e madhe për skuadrën.

Për momentin, faji dhe masa përfundimtare nuk janë përcaktuar. Neymar e mohon se ka fyer kundërshtarin, ndërsa tribunali duhet të shqyrtojë incidentin para se të marrë vendimin. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.