KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Klubi i La Ligës nis kontaktet me Icardin, paga e lartë e pengon transferimin

Klubi i La Ligës nis kontaktet me Icardin, paga e lartë e pengon transferimin

Mauro Icard mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë. Real Betis ka nisur kontaktet paraprake me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas, i cili është pa klub pas përfundimit të kontratës me Galatasarayn.

Sipas Tuttomercatoweb, trajneri Manuel Pellegrini e sheh 33-vjeçarin si një përforcim të mundshëm për sulmin.

Ende nuk ka ofertë zyrtare, por fakti që Icardi është lojtar i lirë e bën këtë mundësi interesante për klubin spanjoll.

Pengesa kryesore mbetet paga e tij. Në Turqi, argjentinasi përfitonte rreth 10 milionë euro në sezon dhe për të kaluar te Betis do të duhej të pranonte një ulje të konsiderueshme të të ardhurave.

Icardi ka realizuar 77 gola në 134 ndeshje me Galatasarayn. Përveç Betisit, për të interesohen edhe Juventusi, Elche, Evertoni, Tottenhami, Benfica dhe PAOK-u. Për momentin, rikthimi i tij në futbollin italian duket gjithnjë e më i largët. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.