Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale “Spiunazh”.
Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u vihen në barrë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe përcjellë informacione të ndjeshme në favor të shtetit serb.
Bedri Shabani akuzohet se i ka përcjellë informacione BIA-s për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), eprorët e saj, Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.
Ndërkaq, Muharrem Qerimi akuzohet se ka mbledhur dhe përcjellë informacione për luftën e UÇK-së, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së dhe dëshmitarë të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Të dy janë arrestuar më 5 qershor 2024.
Të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Lajmi.net/

