Kylian Mbappe po përballet me reagime të ashpra në Kinë pas polemikave për komentet e tij rreth një meme-je që e krahasonte me ish-liderin kinez Mao Zedong.
Portali sportiv kinez Dongqiudi e ka hequr emrin e yllit të Real Madridit nga renditja e Topit të Artë 2026, ku ai përfundoi i dyti pas Harry Kane. Në vend të emrit të francezit, platforma vendosi shprehjen: “Ky person nuk ekziston”.
Portali publikoi gjithashtu një fotografi bardhezi të Mbappés dhe refuzoi t’i përkthente komentet e tij, të cilat u konsideruan fyese nga opinioni publik kinez.
Ndërkohë, disa kompani kineze kanë ndërprerë bashkëpunimet me sulmuesin, ndërsa televizioni shtetëror CCTV raportohet se ka pezulluar transmetimet e La Ligës dhe ka hequr reklamat e videot që lidhen me të. /Zëri

