KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho e mposhti Flickun me taktikë, zbulohen detajet e fitores së Real Madridit

Mourinho e mposhti Flickun me taktikë, zbulohen detajet e fitores së Real Madridit

José Mourinho dëshmoi zgjuarsinë e tij taktike në El Clásico, ku Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 2-1, duke shfrytëzuar dobësitë e skuadrës së Hansi Flickut.

Sipas Goal.com, çelësi i suksesit ishte mënyra se si madrilenët e përballuan presingun e lartë të Barcelonës. Duke e kaluar vijën e parë të presionit, ata gjetën hapësira për të rrezikuar portën kundërshtare.

Mourinho përdori edhe mbulimin individual për të kufizuar ndikimin e lojtarëve kryesorë të Barcelonës. Veçanërisht i rëndësishëm ishte dueli mes Marc Cucurellas dhe Lamine Yamalit, ku mbrojtësi arriti t'ia vështirësonte lojën talentit katalunas.

Vendimtar ishte edhe inkuadrimi i Eduardo Camavingas. Mesfushori francez shfrytëzoi hapësirat e lëna nga mbrojtja e Barcelonës dhe asistoi për Kylian Mbappén, i cili shënoi golin që vulosi fitoren.

Në fund, Real Madridi u shpërblye për organizimin taktik dhe efikasitetin, ndërsa Barcelona u largua nga El Clásico me shumë probleme për t'i analizuar.

Me këtë fitore, madrilenët e ngushtuan në tri pikë diferencën me Barcelonën në tabelën e La Ligës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.