KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Harry Kane, anglezi më i mirë i të gjitha kohërave?

Harry Kane, anglezi më i mirë i të gjitha kohërave?

Harry Kane po konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj anglezë të historisë, pas fitimit të Topit të Artë.

Sipas Tuttomercatoweb, sulmuesi i Bayern Munichut ka argumente të forta për këtë vlerësim, sidomos falë statistikave të jashtëzakonshme. Kane ka realizuar 452 gola me klubet dhe 91 gola me përfaqësuesen e Anglisë.

Ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit anglez, si Gary Lineker, Alan Shearer, Wayne Rooney dhe Michael Owen, të paktën për nga shifrat e realizimit.

Pas shumë vitesh me Tottenhamin, ku nuk arriti të fitonte trofe të mëdhenj, Kane gjeti suksesin te Bayern Munichu. Fitimi i Topit të Artë është kulmi i një karriere të jashtëzakonshme.

Megjithatë, krahasimi me legjendat e futbollit anglez mbetet i vështirë, sidomos pasi karriera e tij ende nuk ka përfunduar. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.