KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Malisheva kërkon ruajtjen e digës dhe liqenit të Mirushës (VIDEO)

Malisheva kërkon ruajtjen e digës dhe liqenit të Mirushës (VIDEO)

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar  se komuna po angazhohet për ruajtjen e digës në lumin Mirusha, pasi sipas tij, heqja e saj do të rrezikonte liqenin artificial, peshkimin sportiv dhe florën e faunën.

Kastrati bëri të ditur për emisionin “Fol me Arin”, se komuna synon të bashkëpunojë me Ministrinë e Ambientit për riparimin e digës, e cila është dëmtuar nga vërshimet e fundit dhe paraqet rrezik për banorët që jetojnë pranë saj.

Ai tha se do të kërkojë mirëkuptimin e ministrisë për të mos e larguar digën, por për ta riparuar ose ndërtuar një të re.

“Ne po angazhohemi që ta ruajmë digën dhe liqenin artificial të Mirushës, sepse janë pasuri e madhe e Malishevës dhe simbol i rekreacionit e turizmit. Kemi kërkuar nga Ministria që diga të riparohet ose të ndërtohet një e re, e jo të largohet”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.