Pas premierës së suksesshme në Tiranë, shfaqja “Every Brilliant Thing” (Gjitha gjërat e mrekullueshme) nga Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, me regji të Fatos Berishës dhe interpretim nga Armond Morina, vjen në Prishtinë.
Kjo shfaqje do të prezantohet në Stacionin Kulturor në Prishtinë, më 29 dhe 30 tetor, 2026 nga ora 20:00.
Kjo shfaqje është një udhëtim prekës dhe plot humor përmes momenteve më të errëta të jetës, rrëfyer përmes një liste të gjatë të një fëmije me arsye për të vazhduar përpara.
“Gjitha gjërat e mrekullueshme” na kujton se edhe në errësirë, gjithmonë ka gjëra për të cilat ia vlen të jetosh.
Lokacioni: Stacioni Kulturor, Prishtinë (https://maps.app.goo.gl/vSCGTfsNHZK3x5r3A)
Datat: 29 dhe 30 tetor 2026
Çmimi i biletës: 5 €
Autorë: Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe
Luan: Armond Morina
Regjia: Fatos Berisha
Producente: Klejda Kika
Konsulente për skenografi: Matilda Pando
Dizajni, ndriçimi dhe zëri: Alban Nimani. /kultplus.com

