Policia ka arrestuar një person, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka kërcënuar një person tjetër.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 25.10.2026, rreth orës 11:00, në fshatin Delloc të Suharekës, me ç’rast Policia në shtëpinë e tij, ka sekuestruar edhe dy pushkë gjuetie, raporton Zeri.info.
“Fsh. Delloc, Suharekë 25.10.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje, ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Janë sekuestruar dy pushkë gjuetie me leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

