KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Kërkohet paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim për Jeton Sylajn, bashkëshortin e të ndjerës Arlinda Zekaj, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Pejë parashtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S. për mospërfillje të gjykatës

Pejë, 27 tetor 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.