KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Festivali i Këngës, “Akordet e Kosovës” rikthehet më 30 tetor, këtë vit me një risi të veçantë

Festivali i Këngës, “Akordet e Kosovës” rikthehet më 30 tetor, këtë vit me një risi të veçantë

Edhe pak ditë kanë mbetur nga nisja e festivalit të këngës në Kosovë, “Akordet e Kosovës”, i cili u jep hapësirë artistëve të shpalosin talentin e tyre.

Festivali nis këtë të premte, më 30 tetor, dhe përfundon më 1 nëntor. E veçanta e këtij edicioni është se nata e tretë, më 1 nëntor, do t’u kushtohet fëmijëve.

Dy netët e para do të jenë të dedikuara për artistët e rritur, ndërsa nata e fundit do të jetë një garë e rezervuar ekskluzivisht për fëmijët. Fituesi në kategorinë e artistëve të rritur do të shpallet të shtunën, më 31 tetor.

Për herë të parë, festivali i kushton një edicion të veçantë edhe talenteve të vegjël, duke krijuar kështu një hapësirë ku mund të zhvillohen paralelisht dy gara muzikore.

Këtë vit, festivali rikthehet me emrin “Akordet e Kosovës”, një çështje për të cilën foli edhe drejtori artistik, Florent Boshnjaku, gjatë një konference për shtyp.

“Jemi duke e vazhdu sivjet me një emërtim të ri, pra me emrin ‘Akordet e Kosovës’, një emër i cili sivjet thjesht jemi tu deshtë me e vlerësu historinë, me i vlerësu gjithë ata njerëz të cilët kanë kontribu në realizimin e Akordeve në çfarëdo forme, edicioni i sivjetshëm, e tha edhe drejtoresha Artë, ka veçantinë e vet që përveç dy mbrëmjeve, të cilat i kemi të mrekullueshme të muzikës, ta quajmë moderne, kemi edhe mbrëmjen për herë të parë, mbrëmjen e fëmijëve”, ka deklaruar Boshnjaku.

Drejtori artistik i festivalit ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mysafirë specialë, ndërsa zbuloi për herë të parë një nga emrat që do t’i bashkohet këtij edicioni.

“Kemi edhe mysafirë të ftuar specialë, pra do të kemi edhe këngë, të cilat i përkasin periudhës kur janë mbajtë, që jo domosdoshmërish kanë qenë të Akordeve, po i përkasin periudhës së Akordeve. Një prej këngëtarëve që po e zbuloj tash dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që ka me qenë pjesë e e festivalit është Deniza Begolli-Gjini”, ka bërë të ditur Boshnjaku.

Festivali këtë vit do të prezantohet nga aktorja Flaka Latifi dhe gazetari Agron Krasniqi. Ndërkaq, një tjetër emër që do t’i bashkohet festivalit si prezantuese e natës së fëmijëve është Adea Pula.

Adea Pula e nisi karrierën në moshë të re, duke u ngjitur në skenë që në fëmijëri. Kësaj radhe, ajo do të prezantojë natën e së dielës, në një rikthim të veçantë, duke qenë se edhe vetë e ka nisur rrugëtimin artistik shumë herët.

“Për herë të parë jam ngjitë në skenë pikërisht në këtë sallë, në vitin 2000, pas 26 vitesh do ngjitem në skenë për të prezantu për fëmijë. Nuk mund ta përshkruaj këtë emocion. Është vërtet shumë shumë ndjenjë e veçantë. Ftesën e kam pranu pa e mendu dy herë, Florenti bashkë me Gencin kur ma kanë prezantu idenë, kam thënë po, unë do të jem aty, sepse unë këtu jam rritë dhe kjo është kjo është mënyra ime për t’ia kthy këtij brezi të ri gjithë atë punë që ne kemi bërë si fëmijë kur kemi këndu me kriju diçka të bukur më së pari për këtë vend”.

Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Eurovision, për të cilën vendi ende nuk ka marrë dritën e gjelbër, drejtoresha e festivalit “Akordet e Kosovës”, Arta Avdiu, ka deklaruar se RTK-ja po bën përpjekje të vazhdueshme për t’u pranuar në Eurovision.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.