KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga Michael Owen te Harry Kane – Anglia feston Topin e Artë pas 25 vitesh

Nga Michael Owen te Harry Kane – Anglia feston Topin e Artë pas 25 vitesh

Harry Kane ka shkruar historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti i parë nga Anglia pas 25 vitesh që fiton çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munichut është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2026, duke marrë çmimin e ndarë nga revista franceze France Football.

Me këtë triumf, Kane i ka dhënë fund pritjes 25-vjeçare të futbollit anglez, pasi futbollisti i fundit nga Anglia që kishte fituar këtë çmim ishte Michael Owen, në vitin 2001.

Para Kane, vetëm katër futbollistë anglezë kishin arritur ta fitonin këtë trofe prestigjioz: Sir Stanley Matthews në vitin 1956, Bobby Charlton në vitin 1966, Kevin Keegan në vitet 1978 dhe 1979, si dhe Michael Owen në vitin 2001.

Kështu, Kane bëhet anglezi i pestë në histori që fiton “Topin e Artë”, duke e vendosur emrin e tij përkrah disa prej legjendave më të mëdha të futbollit anglez.

Ky sukses përfaqëson një tjetër moment historik në karrierën e sulmuesit të Bayern Munichut, i cili tashmë ka siguruar vendin e tij në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.