KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia

Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia

Izraelitët po u drejtohen kutive të votimit për atë që shumëkush e konsideron një nga zgjedhjet më vendimtare në historinë e vendit.

Sipas raportimeve, një numër rekord prej 70 mijë personash janë kthyer nga jashtë vendit për të votuar, ndërsa gjysmë milioni qytetarë do të votojnë për herë të parë.

Sondazhet e publikuara të premten sugjerojnë se kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, është në një garë tejet të ngushtë me ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, për postin e kryeministrit.

Megjithatë, sipas parashikimeve, asnjëri nga blloqet e tyre politike nuk pritet të sigurojë 61 ulëset e nevojshme për formimin e një qeverie me shumicë parlamentare. Kjo do të thotë se vendin mund ta presin javë ose muaj negociatash politike.

Sistemi zgjedhor i përfaqësimit proporcional në Izrael ka bërë që qeveritë të formohen gjithmonë përmes koalicioneve. Gara për pushtet ka prodhuar edhe aleanca të papritura. Megjithatë, këto zgjedhje duken veçanërisht të ngushta, ndërsa palët kanë përcaktuar tashmë vijat e kuqe që nuk janë të gatshme t’i kalojnë, raporton BBC. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.