KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës

Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në rend dite janë çështje që lidhen me ekonominë, sigurinë, arsimin, mirëqenien sociale, bujqësinë dhe fusha të tjera.

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, lidhur me gjendjen në këtë institucion.

Në orën 10:30, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, raporton Klankosova.tv

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Në mesditë, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të shqyrtojë draft-planin e punës së komisionit funksional.

Po ashtu, në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Ndërsa në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.