KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Simon shpallet portieri më i mirë në botë për vitin 2026

Simon shpallet portieri më i mirë në botë për vitin 2026

Portieri i Kombëtares së Spanjës dhe i Athletic Bilbaos, Unai Simon, është shpallur portieri më i mirë në botë për vitin 2026, duke fituar çmimin prestigjioz “Yashin Trophy” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Londër.

Gardiani spanjoll u vlerësua për paraqitjet e tij gjatë këtij viti, veçanërisht në Kupën e Botës 2026, ku Spanja triumfoi në turne.

Simon ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të përfaqësueses spanjolle, duke pranuar vetëm një gol në tetë ndeshje dhe duke fituar çmimin “Doreza e Artë” në këtë kompeticion, transmeton Klankosova.tv

Ky vlerësim përbën një tjetër sukses individual për portierin spanjoll, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij si në nivel kombëtar, ashtu edhe në futbollin e klubeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.