KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jennifer Lopez viziton kafenenë e shqiptarit në New York, Adrian Kamberi tregon si ndodhi takimi: JLo ishte shumë e thjeshtë dhe e respektuar

Jennifer Lopez viziton kafenenë e shqiptarit në New York, Adrian Kamberi tregon si ndodhi takimi: JLo ishte shumë e thjeshtë dhe e respektuar

Jennifer Lopez është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore dhe çdo paraqitje e saj publike tërheq vëmendjen e fansave dhe paparacëve.

Së fundmi, këngëtarja me famë botërore ka vizituar kafenenë “Coffee Unique” në Bronxville të New Yorkut, në pronësi të gazetarit shqiptar Adrian Kamberi dhe vëllait të tij, Arjanit Kamberi.

Por si ndodhi që JLo përzgjodhi pikërisht këtë kafene?

Përgjigjen e ka dhënë vetë Adrian Kamberi, i cili në një bisedë për Telegrafin ka treguar se këngëtarja kishte dëgjuar më parë për kafenenë dhe vendosi ta vizitonte gjatë qëndrimit në New York.

“Të dielën në mbrëmje, rreth orës 20:00, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në Coffee Unique artisten me famë botërore Jennifer Lopez, e cila ishte e shoqëruar nga vajza e saj dhe pjesëtarë të stafit.

Gjatë bisedës, ajo na tregoi se kishte dëgjuar për kafenenë tonë dhe, meqenëse ndodhej në New York, kishte vendosur të na vizitonte. Në Coffee Unique kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim edhe personalitete të tjera të njohura, përfshirë emra të Hollywoodit”, ka treguar Kamberi.

I pyetur për përshtypjet që i la këngëtarja gjatë takimit, pronari i “Coffee Unique” veçoi thjeshtësinë, sjelljen dhe kulturën e saj në komunikim.

“Për mua personalisht, Jennifer Lopez mbetet një ikonë e veçantë, një nga ato artiste të rralla që i kam admiruar dhe ndjekur që nga rinia.

@alina.newyork omg Jenifer Lopez at Coffee Unique in Bronxville. @JLO #jeniferlopez #coffeeunique #Bronxville ♬ original sound – 🌷

Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme ta prisnim në kafenenë tonë, por ajo që më la më së shumti përshtypje ishte thjeshtësia dhe kultura e saj në komunikim. Pavarësisht famës së jashtëzakonshme, ishte shumë e afërt, e sjellshme dhe e respektueshme.

Fatkeqësisht, qëndrimi i saj nuk mund të zgjaste shumë, pasi njerëzit filluan ta njihnin dhe të afroheshin për fotografi. Por, para se të largohej, na tha se do të kthehej sërish së shpejti.

Për ne, si shqiptarë që kemi ndërtuar një biznes në një nga zonat më prestigjioze të New Yorkut, është një ndjenjë e veçantë të shohim se puna dhe përkushtimi ynë po vlerësohen dhe po tërheqin njerëz nga e gjithë bota”, ka përfunduar Adrian Kamberi për Telegrafin.

@alina.newyork #jlo visiting coffee unique in Bronxville NY #Jenniferlopez @Coffee Unique #coffeeunique #bronxville ##newyork ♬ original sound – alina

“Coffee Unique” është një kafene shqiptaro-amerikane në Bronxville, në Westchester County të New Yorkut, zonë e njohur për standardin e lartë të jetesës dhe karakterin e saj rezidencial.

E hapur gati dy vjet më parë nga vëllezërit shqiptarë Adrian dhe Arjanit Kamberi, kafeneja është shndërruar në një nga destinacionet e zonës, duke tërhequr vizitorë nga New Yorku dhe më gjerë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.