Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut të Ri në Gjakovë.
Sipas raportimeve, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur mes dy familjeve, Zyberi dhe Vishaj, pas një konflikti mes tyre.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare lidhur me rastin.
Burimi: lajmi.net ↗

