KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar institucionet në lidhje me ndërmarrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve tragjike brenda familjeve, siç ishte rasti i Arlinda Zekajt në Pejë.

Në emisionin 'DPT te Fidani' në Klan Kosova, Bjarami tha se duhet të kërkohet llogari nga ata që kanë pasur përgjegjësi.

Madje, kritikoi kryekuvendaren Albulena Haxhiu, që i doli në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, transmeton Klankosova.tv

"Nuk do të duhej që t'i merrte në mbrojtje. Ata do të duhej të kërkonte llogari sot prej të gjithë hallkës, nëpër të cilën ka kaluar viktima, sepse ajo ka kaluar në duart e tyre, vetëm para tri ditësh e ka paralajmëruar atë që ka ndodhur mbrëmë", tha Bajrami. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.