KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Si t’i ruani mollët dhe patatet gjatë dimrit

Si t’i ruani mollët dhe patatet gjatë dimrit

Mollët dhe patatet mund të qëndrojnë të freskëta për muaj të tërë nëse ruhen në kushtet e duhura.

Sipas ekspertëve, temperatura, lagështia dhe mungesa e dritës janë faktorët kryesorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre.

Mollët preferojnë temperaturat e ulëta, nga -1 deri në 0 gradë Celsius si dhe lagështinë e lartë.

Foto ilustruese

Në shtëpi, frigoriferi është një zgjidhje praktike, ndërsa frutat duhet të jenë të shëndetshme, pa dëmtime dhe pa shenja kalbjeje.

Disa varietete të vona, si Idared dhe Red Delicious, mund të ruhen deri në pesë muaj në kushte ideale.

Patatet, nga ana tjetër, kërkojnë një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, me temperaturë rreth 6–10 gradë Celsius.

Ato mund të ruhen në bodrum, depo ose korridor të pa ngrohur, por duhet të mbrohen nga ngrirja.

Foto ilustruese

Gjithashtu, nuk rekomandohet të lahen para ruajtjes apo të mbahen në enë plastike të mbyllura.

Edhe pse patatet mund të ruhen në frigorifer, temperaturat shumë të ulëta mund t’ua ndryshojnë shijen dhe ngjyrën gjatë skuqjes.

Ndërsa ekspozimi ndaj dritës shkakton gjelbërimin e tyre dhe mund të rrisë përmbajtjen e përbërjeve potencialisht të dëmshme.

Patatet që janë kryesisht të gjelbra duhet të hidhen.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që mollët dhe patatet të mos ruhen pranë njëra-tjetrës.

Mollët çlirojnë etilen, një gaz që përshpejton mbirjen e patateve.

Po ashtu, patatet këshillohet të mbahen larg qepëve dhe hudhrave, pasi aromat e tyre mund të ndikojnë në shijen e tyre.

Ruajtja e ndarë, në një ambient të freskët, të errët dhe të ajrosur, ndihmon në ngadalësimin e prishjes dhe në mbajtjen e mollëve e patateve të freskëta për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.