KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kush është Kate Scott, moderatorja që prezanton ceremoninë e “Topit të Artë 2026”

Kush është Kate Scott, moderatorja që prezanton ceremoninë e “Topit të Artë 2026”

Më 26 tetor 2026, vëmendja e elitës së futbollit botëror është përqendruar në London Palladium, ku po mbahet ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”.

Për të drejtuar këtë mbrëmje prestigjioze, organizatorët kanë zgjedhur ish-futbollistin francez Thierry Henry dhe gazetaren britanike Kate Scott.

Kate Scott

Por kush është kjo gazetare me përvojë të gjerë në mediat sportive?

Çdo vit, “Topi i Artë” i organizuar nga “France Football” mbetet një nga çmimet individuale më të lakmuara dhe më të respektuara në futboll.

Për një ceremoni të këtij niveli, zgjedhja e moderatorëve është veçanërisht e rëndësishme.

Në këtë rol, Kate Scott, 45 vjeçe, vjen si një profesioniste me përvojë të gjatë, e cila këtë herë do të drejtojë mbrëmjen së bashku me mikun e saj, Thierry Henry.

“E di çfarë e argëton Thierry-n dhe e di kur mund të dëshirojë të ndërhyjë për të bërë një shaka apo diçka tjetër.

Prandaj, mendoj se miqësia jonë është jashtëzakonisht e dobishme për punën tonë”, ka deklaruar ajo për revistën “GQ”.

E lindur me emrin Kate Giles dhe e njohur më herët si Kate Abdo, gazetarja ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në gazetarinë sportive.

Pas martesës së saj të fundit me ish-boksierin Malik Scott, ajo njihet me mbiemrin Scott.

Me origjinë nga Manchesteri, Kate e nisi rrugëtimin e saj profesional pas studimeve në gjuhë të huaja.

Karriera ndërkombëtare e çoi fillimisht në rrjetin televiziv gjerman DW-TV, përpara se të punonte për media të njohura si CNN në Shtetet e Bashkuara, Sky Sports dhe Fox Sports në Kanada.

Një emër i njohur në ceremoninë e “Topit të Artë”

Përvoja e saj e gjerë i ka mundësuar të mbulojë disa edicione të Kampionatit Botëror të futbollit për meshkuj dhe femra, si dhe garat më të rëndësishme evropiane.

Sot, Kate Scott është e njohur ndërkombëtarisht për rolin e saj në CBS Sports, ku që nga viti 2020 drejton emisionin e njohur “UEFA Champions League Today”.

Pikërisht në këtë studio është krijuar edhe afërsia e saj profesionale me komentuesit sportivë Jamie Carragher, Micah Richards dhe Thierry Henry.

Ceremonia e “Topit të Artë” nuk është një skenë e panjohur për gazetaren britanike.

Si tifoze e Manchester Unitedit, ajo ka prezantuar këtë ngjarje edhe në tri raste të mëparshme, përfshirë ceremonitë e viteve 2014, 2015 dhe 2025, kur çmimin e fituan përkatësisht Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Kate Scott

Një tjetër avantazh i saj është njohja e katër gjuhëve: anglishtes, spanjishtes, gjermanishtes dhe frëngjishtes.

Kjo aftësi, së bashku me përvojën e fituar në skenat më të mëdha të futbollit botëror, e bën Kate një emër të përshtatshëm për të drejtuar një ceremoni që mbledh yjet më të mëdhenj të këtij sporti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.