KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjema kërkon nga Rama sqarime për 10 objektet pa ngrohje në Prishtinë

Gjema kërkon nga Rama sqarime për 10 objektet pa ngrohje në Prishtinë

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Prishtinë, Nexhmije Gjema, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, lidhur me ndërprerjen e punimeve në 18 shkolla, çerdhe dhe objekte shëndetësore, si dhe mosfunksionalizimin e sistemeve të ngrohjes në 10 prej tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Gjema ka kritikuar Ramën për adresimin e përgjegjësisë te Qeveria, duke thënë se problemet me ngrohjen në shkollat e Prishtinës nuk janë të reja.

Ajo i është referuar matjeve të Institutit Atlas, të cilat, sipas saj, janë realizuar përmes sensorëve të projektit “Prishtina Smart City”. Gjemaj ka thënë se në tetë shkolla të kryeqytetit, në dhjetor të vitit 2025, 52.6 për qind e ditëve-klasë kishin temperatura nën 18 gradë Celsius, ndërsa në shtator të vitit 2026, 43 për qind e orëve mësimore kishin temperatura mbi 26 gradë.

Gjemaj ka ngritur pyetje edhe për menaxhimin e projektit “Prishtina Public Buildings”, i cili financohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas saj, projekti është miratuar nga BERZH-i më 2021, marrëveshja e kredisë është nënshkruar më 2022 dhe ratifikuar më 2023. Për të, janë paraparë deri në pesë milionë euro kredi nga BERZH-i dhe një milion euro grant nga Bashkimi Evropian.

Ajo ka kërkuar nga Rama të sqarojë se kur është nënshkruar kontrata për punimet, kur kanë filluar ato dhe cili ka qenë afati për funksionalizimin e sistemeve të ngrohjes.

“Pse nuk është siguruar një zgjidhje e përkohshme për shkollat e prekura?”, ka pyetur Gjema.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës se mjetet buxhetore janë të bllokuara, asamblistja e LVV-së ka kërkuar që kryetari të publikojë shumën e papaguar, kërkesat për pagesë dhe dokumentacionin përkatës.

“Përparim, cilit projekt i përkasin 18 objektet ku thua se janë ndërprerë punimet më 12 shtator? A është fjala për projektin e rehabilitimit energjetik me BERZH-in, apo për ndërhyrje që lidhen me Termokosin?”, ka shkruar ajo.

Gjema ka kërkuar gjithashtu publikimin e listës së 10 objekteve pa ngrohje, kontratave përkatëse dhe arsyeve të ndërprerjes së punimeve.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht vonesave të mundshme në pagesa, Komuna duhet të sqarojë se çfarë masash ka ndërmarrë për të siguruar ngrohjen në shkolla dhe për të mbrojtur procesin mësimor.

“Nxënësit nuk ngrohen me konferenca, statuse në Facebook e akuza kundër Qeverisë!”, ka shkruar Gjemaj, duke shtuar se edhe Ministria e Financave duhet të japë llogari për çdo pagesë të bllokuar pa arsye.

Në fund, ajo ka theksuar se kryetari i Prishtinës duhet të japë llogari për veprimet e komunës dhe për ditët kur shkollat mbeten pa ngrohje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.