KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mblidhen 54 thasë me mbeturina në aksionin e pastrimit në Duzhnjë të Gjakovës

Mblidhen 54 thasë me mbeturina në aksionin e pastrimit në Duzhnjë të Gjakovës

Organizata “1 Thes me Veti” ka organizuar aksion pastrimi në fshatin Duzhnjë të Gjakovës, ku janë mbledhur 54 thasë me mbeturina.

Përmes një postimi në Facebook, organizata ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar më 25 tetor, ndërsa gjendja e ndotjes në hapësirën ku është intervenuar ishte alarmante.

“Dje, më 25 tetor 2026, organizuam aksionin e pastrimit në fshatin Duzhnjë, ku ndonëse gjendja e ndotjes në hapësirë ishte alarmante, falë përkushtimit dhe energjisë së jashtëzakonshme të të gjithë pjesëmarrësve arritëm të mbledhim plot 54 thasë me mbeturina”, thuhet në njoftim.

Organizata ka falënderuar vullnetarët për angazhimin e tyre, si dhe Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” për bashkëpunimin në aksionet e pastrimit.

Ky aktivitet mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Gjakovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.