Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, Ramadan Beshiri, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rinovimin e objektit të Shoqatës së të Shurdhve në Mitrovicë, pas 26 vitesh pritje.
Beshiri ka bërë të ditur se, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës, ka vizituar objektin për të parë nga afër ecurinë e punimeve.
Sipas tij, rinovimi po realizohet falë angazhimit të kryetarit të komunës dhe bashkëpunimit me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me synimin e krijimit të kushteve më të mira për personat e shurdhër.
Ky projekt synon përmirësimin e hapësirave dhe kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës, duke kontribuar në mbështetjen dhe përfshirjen më të mirë të kësaj kategorie në shoqëri. /Telegrafi/

