KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Topi i Artë 2026, pesë favoritë të fortë: Kush do ta fitojë çmimin?

Topi i Artë 2026, pesë favoritë të fortë: Kush do ta fitojë çmimin?

Kanë mbetur vetëm pak orë deri te ceremonia e Topit të Artë 2026, por gara për çmimin më prestigjioz individual në futboll mbetet e hapur. Kylian Mbappé, Harry Kane, Lamine Yamal, Khvicha Kvaratskhelia dhe Lionel Messi janë ndër emrat kryesorë në garë.

Ceremonia do të mbahet në Londër, në teatrin “London Palladium”, në një edicion të veçantë që shënon 70-vjetorin e ndarjes së parë të Topit të Artë, të fituar nga legjenda angleze Stanley Matthews.

Sipas “Tuttomercatoweb”, këtë vit është veçanërisht e vështirë të parashikohet fituesi, pasi disa futbollistë kanë argumente të forta për ta merituar çmimin.

Mbappé, Kane dhe Yamal në qendër të vëmendjes

Kylian Mbappé vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer individuale, ndërsa Harry Kane ka spikatur me numrin e madh të golave dhe sukseset me Bayern Munichun.

Lamine Yamal, nga ana tjetër, ka përparësi sa u përket trofeve kolektivë, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia ka qenë një nga protagonistët e rëndësishëm të suksesit të Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Në garë është edhe Lionel Messi, i cili vazhdon të jetë një emër i madh në futbollin botëror, ndonëse këtë herë përballet me kandidatë që kanë pasur sezone shumë të forta.

Rezultati mbahet sekret deri në ceremoni

Sipas raportimit italian, vetëm një numër shumë i kufizuar personash e dinë paraprakisht emrin e fituesit, me qëllim që të shmangen rrjedhjet e informacionit.

Fitorja e Mbappés në El Clásico, ku shënoi dy gola ndaj Barcelonës, nuk ndikon në këtë garë, pasi çmimi vlerëson paraqitjet gjatë sezonit të kaluar.

Prandaj, gjithçka pritet të vendoset në ceremoninë e Londrës, ku njëri prej favoritëve do të shpallet fitues i Topit të Artë 2026. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.