KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptari arrestohet në Turqi, Gjermania po e kërkonte për tri vepra penale

Shqiptari arrestohet në Turqi, Gjermania po e kërkonte për tri vepra penale

V.B, shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane për tri vepra penale, është arrestuar në qytetin e Izmirit në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur më nga Ministria e Brendshme turke, ndërsa arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të koordinuar mes policisë turke, departamentit Interpol-Europol dhe shërbimit turk të inteligjencës MİT.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, nën dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike, kërcënim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë, shkruan 12punto, transmeton Telegrafi.

Operacioni u zhvillua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në koordinim me institucionet përkatëse të sigurisë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për vendin e saktë të arrestimit, rrethanat e veprave për të cilat dyshohet apo hapat e mëtejshëm ligjorë.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ka nisur procedura për ekstradimin e tij në Gjermani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.