KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë të dhunës në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar 12 raste të vjedhjeve dhe gjashtë raste të dhunës në familje gjatë periudhës 19–25 tetor 2026.

Sipas raportit javor të policisë, nga 12 rastet e vjedhjeve, 10 janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një në Kaçanik.

Ndërkaq, nga gjashtë rastet e dhunës në familje, katër janë raportuar në Ferizaj dhe dy në Kaçanik.

Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka arrestuar edhe 31 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke raportuar rastet në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka bërë të ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.