KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Një rezultat i papritur shënoi Kampionatin Botëror të Vjeljes së Ullinjve në Kroaci, ku vendin e parë e fitoi ekipi i Finlandës, një shtet që nuk ka asnjë pemë ulliri.

Gara tradicionale u zhvillua në ishullin Braç, ku ekipe nga 10 shtete garuan për 45 minuta për të mbledhur sa më shumë ullinj.

Çdo ekip përbëhej nga dy burra dhe dy gra, ndërsa vjelja bëhej me dorë.

Pjesëmarrësit përdorën përparëse tradicionale prej thesi, të njohura si sakete, për t’i mbledhur ullinjtë përpara se t’i vendosnin në arkat e ekipit.

Finlanda triumfoi duke mbledhur 55.4 kilogramë ullinj, duke lënë pas Republikën Çeke me 48.4 kilogramë dhe Poloninë me 46.6 kilogramë.

Kampionati Botëror i Vjeljes së Ullinjve organizohet çdo vit që nga viti 2017. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.