Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë

    January 9, 2026

    Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë

    January 9, 2026

    10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë
    • Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë
    • 10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë
    • Arsenali është gati t’i ‘rrëmbejë’ Liverpoolit nga dora transferimin e yllit anglez
    • Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në
    • Trump shpall Bordin e Paqes për Gazën – kush janë vendet pjesëmarrëse
    • Derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhon gola
    • Lushaku-Sadriu e LDK-së: S’kemi obligim t’i japim mbështetje Osmanit – ishte e njëanshme
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte, pengesë mbetet Serbia

    Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte, pengesë mbetet Serbia

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 LEXO 3 Mins Read
    Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte, pengesë mbetet Serbia
    Gjykimet në mungesë rrisin numrin e rasteve për krime lufte, pengesë mbetet Serbia
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Speciale, Departamenti për Krime të Luftës, me vetëm pesë prokurorë, ka ngritur 80 aktakuza për krime lufte ndaj 260 personave gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa lejimi i gjykimeve në mungesë ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të trajtuara. Sfidë kryesore mbetet mungesa e bashkëpunimit me Serbinë, gjë që vështirëson hetimet dhe gjykimet për krimet e luftës.

    Me rreth 1,000 lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve që ndërtojnë një aktakuzë. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.

    Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte shkakton vështirësi për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili që nga viti 2023 parashikon gjykimin në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.

    “Për 20 vite nuk kemi pasur një autoritet për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë brenda këtyre pesë viteve të fundit, me aq sa kemi kapacitete. Vetë fakti që kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon që po shkojmë në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është një strategji nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës”, tha Ilir Morina, prokuror i Prokurorisë Speciale.

    Gjatë vitit 2025, Departamenti i Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale ka ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 9 aktgjykime, 8 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.

    “Zhvillimet më të mëdha kanë ndodhur si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, me lejimin e gjykimeve në mungesë. Duke qenë se prokurorisë dhe gjykatës u është lejuar të vazhdojnë gjykimet në mungesë, ka pasur rritje të numrit të aktakuzave, por edhe të gjykimeve në përgjithësi. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë është zero. Nuk ka as shkëmbim informacionesh, as dokumentacioni, nuk lejohet as shkëmbimi i ftesave dhe njoftimeve për rastet që po hetohen ndaj shtetasve të tyre. Çdo refuzim për bashkëpunim është pengesë për një hetim të mirëfilltë dhe për një gjykim të drejtë, si dhe pengon vërtetimin e fakteve”, theksoi Nisa Ferati nga FDHK.

    Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sfidë e vazhdueshme mbetet gjithashtu numri i vogël i gjyqtarëve, për shkak të avancimeve në gjykata, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e proceseve për krimet e luftës./RTK

    TË TJERA

    Policia e Kosovës evakuon një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete

    Comodita Home: Një pjesë e fabrikës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar

    Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën

    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

    Aksioni në BKS, Policia: U arrestuan 39 persona dhe u sekuestruan mbi 1.3 milion euro

    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: Humbja e një partneriteti dhe miqësie të vërtetë ishte e vështirë

    January 9, 2026

    Trupa të huaja në Ukrainë? Ja cilat vende janë gati të dërgojnë ushtarë

    January 9, 2026

    10 foto për 10 gola – Vedat Muriqi, hero i klubit deri tani dhe Mallorca nuk e harron këtë gjë

    January 8, 2026

    Arsenali është gati t’i ‘rrëmbejë’ Liverpoolit nga dora transferimin e yllit anglez

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Mustafa: Votimi i Hashim Thaçit për president ishte gabim trashanik për LDK-në

    January 8, 2026

    Trump shpall Bordin e Paqes për Gazën – kush janë vendet pjesëmarrëse

    January 8, 2026

    Derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit nuk prodhon gola

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.