KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt, ka folur për kërkesën e vetme që tashmë e ndjera, kishte nga ajo.

Sipas Hoxhës, Arlinda kërkonte vetëm bashkimin me djalin e saj.

“E kam marr në korrik Arlindën, edhe pse e kam njohur para, por si kliente e kam marr në korrik. Ajo ka paraqitur një karakter tepër të fortë, unë e konsideroj veten me karakter të fortë, por ajo, nuk kam takuar për 27 vjet përvojë pune, një grua aq këmbëngulëse, aq të fortë si ajo. Pas disa muajve na kaloi ajo vija kliente-avokate, kaluam në vija pak më të afërta. Të vetmen kërkesë që ka pasur ajo, [ka qenë] Adelina unë e dua djalin”, tha Hoxha në Klan Kosova.

“Unë e kam peng, nëse ka arrit ta përqafojë. Ka tri ditë që ka hy në shtëpi, kam qenë në stres. Më ka thënë ditën e parë që ka shku, le të më vrajën, mjafton që e kam ndje frymën e tij, kam arrit me përqaf”, tha Hoxha duke treguar fjalët e Arlindës në ditët e fundit të jetës së saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.