KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

Kosova ka arritur një sukses të madh duke siguruar shërbimet e talentit premtues të Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po shkëlqen këtë sezon në  Champions Leaguepër të rinj (UEFA Youth League), mëson Klankosova.tv.

Rexhepi, i cili më parë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për të veshur fanellën dardane.

Kthesa e madhe erdhi pas një takimi vendimtar që u zhvillua të premten e kaluar në Gjermani mes futbollistit dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Bisedimet në Stuttgart kanë qenë plotësisht të suksesshme dhe palët kanë arritur dakordësi të plotë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, aktualisht po pritet vetëm pajisja e lojtarit me pasaportën e Republikës së Kosovës.

Synimi kryesor është që procedurat administrative të përmbyllen sa më shpejt, në mënyrë që Rexhepi të jetë në dispozicion dhe gati për grumbullimin e muajit nëntor, ku Kosova do të zhvillojë përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.