KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Albin Prapashtica, “Ylli i Javës” në Superligë

Albin Prapashtica, “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së njëmbëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Feronikeli 74, Albin Prapashtica, i cili ishte protagonist kryesor në fitoren bindëse të skuadrës së tij ndaj FC Dukagjinit.

Prapashtica realizoi dy gola në fitoren 3:0, duke dhënë kontribut vendimtar në sigurimin e tri pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij.

Me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, efikasitetin para portës dhe angazhimin gjatë gjithë takimit, ai u dallua si një nga futbollistët më meritorë të kësaj xhiroje.

Vlerësimi për më të mirin e javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.