KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq

Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq

Në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe (SNS), pas humbjes zgjedhore të Aleksandar Vuçiq, u kënduan këngë që tërhoqën vëmendjen për shkak të përmbajtjes së tyre.

Dhe ndër to, thuhet se ishte edhe kënga “Gjeneral, gjeneral”, e cila është përdorur në javët e fundit për të lavdëruar kriminelin e luftës Ratko Mladiq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja nga selia e partisë regjistroi skenat e zyrtarëve të mbledhur të cilët, të shoqëruar nga një fizarmonist, kënduan, duartrokitën dhe brohoritën.

Midis tyre ishte Ana Brnabiq, e mbështjellë me flamurin serb, ndërsa presidenti i SNS dhe ish-kryeministri Milosh Vuçiq ishte afër.

Atmosfera në seli u shoqërua edhe nga një këngë e interpretuar nga Baja Mali Knindža, i njohur për këngët e tij nacionaliste.

Por, performanca, e shoqëruar edhe nga kënga “Gjeneral, gjeneral”, pati gjithashtu vend në repertorin muzikor që u dëgjua gjatë takimit të zyrtarëve të partisë.

Siç bëjnë të ditur mediat, kënga “Gjeneral, gjeneral” shoqërohet me glorifikimin e Ratko Mladiqit, ish-komandantit të RS-së, i cili u dënua para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.