KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur

Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një i mitur

Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën “Vëllezërit Ginovski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku ndaj një automjeti pasagjerësh, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një moped me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një i mitur 17-vjeçar nga Gostivari.

Në aksident është lënduar i mituri, lëndime trupore të cilat janë konfirmuar në Qendrën Urgjente në Gostivar. Pas verifikimeve të kryera, është konfirmuar se i mituri e ka drejtuar mopedin pa leje drejtimi, gjegjësishtë pa patentë shoferi.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar, kundër të miturit është paraqitur kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pamatur i mjetit motorik”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.