KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe emërtohet si “lider natyral” pas shkëlqimit ndaj Barçës në El Clasico

Mbappe emërtohet si “lider natyral” pas shkëlqimit ndaj Barçës në El Clasico

Kylian Mbappé ishte protagonisti kryesor i fitores së Real Madridit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”. Sulmuesi francez realizoi dy herë, duke i dhënë skuadrës madrilene tri pikë të rëndësishme dhe duke marrë vlerësime nga Jorge Valdano.

Ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit foli për ndikimin e Mbappés në emisionin “La Casa del Fútbol” të Movistar Plus Deportes, duke theksuar se liderët mund të dallohen në mënyra të ndryshme.

“Ka liderë teknikë, liderë emocionalë, liderë socialë… Secili ka mënyrën e vet për të udhëhequr. Një futbollist që shënon me ritmin e një goli për ndeshje, si mund të mos jetë lider?”, u shpreh Valdano.

“Ai udhëheq edhe pa dashur”

Argjentinasi theksoi se ndikimi i një futbollisti nuk matet vetëm me shiritin e kapitenit apo me mënyrën se si komunikon në dhomat e zhveshjes. Sipas tij, golat dhe aftësia për të vendosur ndeshjet e bëjnë Mbappén një pikë referimi për shokët e skuadrës.

“Të udhëheqësh do të thotë të kesh ndikim, ndërsa ai që shënon gola ka më shumë ndikim se kushdo tjetër”, deklaroi Valdano.

Ai shtoi se Mbappé është një person shumë inteligjent dhe se ndikimi i tij te bashkëlojtarët është i natyrshëm.

“Është shumë inteligjent dhe udhëheq edhe pa dashur, sepse çdo gjë që i shkon në mendje tërheq vëmendjen e shokëve të skuadrës”, përfundoi Valdano.

Shifrat që e dëshmojnë ndikimin e francezit

Paraqitja ndaj Barcelonës e përforcoi edhe më shumë rëndësinë e Mbappés për Real Madridin. Sipas Goal.com, francezi kishte regjistruar 14 gola dhe tri asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon.

Me dy golat në El Clásico, ai dëshmoi edhe një herë se mund të vendosë ndeshjet më të rëndësishme dhe të jetë figura kryesore e skuadrës madrilene. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.