KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pedri e kritikon Barcelonën: Ishim të ngadaltë, nuk u mbrojtëm mirë

Pedri e kritikon Barcelonën: Ishim të ngadaltë, nuk u mbrojtëm mirë

Mesfushori katalanas pranon se Barcelona nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Real Madridit.

Pedri thekson se gabimet në pasime dhe mungesa e ritmit në pjesën e parë ndikuan në humbjen 2-1.

Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga këtë sezon, duke u mposhtur 2-1 nga Real Madridi në “El Clásico”.

Pas ndeshjes, Pedri nuk i fshehu problemet e skuadrës, duke pranuar se katalanasit nuk ishin në nivelin e tyre të zakonshëm.

“Në përgjithësi, nuk kemi luajtur mirë. Në pjesën e parë nuk ishim vetvetja dhe kishte shumë gjëra që mund t’i bënim më mirë”, deklaroi mesfushori për DAZN.

“Humbëm shumë topa pa nevojë”

Pedri vuri në dukje se Barcelona e përmirësoi lojën pas pushimit dhe arriti të barazonte përmes Raphinhas, por nuk u mbrojt siç duhej në aksionin që solli golin vendimtar të Real Madridit.

“Arritëm të barazonim në pjesën e dytë, por nuk u mbrojtëm mirë te goli i dytë i tyre, që erdhi pas një tranzicioni. E dinim se mund të vepronin në atë mënyrë”, tha ai.

Pedri: Këto gabime paguhen

Mesfushori spanjoll veçoi sidomos ritmin e ngadaltë të lojës në 45 minutat e para dhe topat e humbur lehtësisht.

“Mbi të gjitha, në pjesën e parë ishim vërtet të ngadaltë dhe humbëm shumë topa në mënyrë të panevojshme. Kundër skuadrave të tilla, këto gabime paguhen”, përfundoi Pedri.

Real Madridi fitoi 2-1 falë golave të Kylian Mbappés, ndërsa për Barcelonën shënoi Raphinha. Me këtë rezultat, madrilenët u afruan në tri pikë nga katalanasit në tabelën e La Ligës. Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.