Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën “Fitorja” në Hajvali të Prishtinës, në orët e para të së dielës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, në orën 00:23, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja dhe një fishek.
Në kuadër të hetimeve, Policia ka bastisur edhe shtëpitë e dy të dyshuarve, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

