Rafa Alkorta ka dhënë një mendim të fortë për Vinicius Juniorin pas fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “El Clásico”.
Ish-futbollisti madrilen beson se José Mourinho duhet ta ruajë formacionin që triumfoi në “Camp Nou”, edhe nëse kjo nënkupton që braziliani të mos jetë titullar.
“Formacioni që luajti kundër Barcelonës është formacioni për ndeshjet e mëdha. Nuk ka dyshim, Vinicius duhet të qëndrojë në bankën rezervë”, deklaroi Alkorta në “Carrusel Deportivo”.
Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjen e Realit në pjesën e parë, ndërsa Jude Bellinghamin e cilësoi si një lojtar me karakterin e duhur për të qenë kapiten.
Sipas Alkortës, Reali duhet të ruajë ekuilibrin kolektiv që i solli fitoren ndaj rivalit historik. /Zëri

